Shpëtim Gjika uron socialistët nga Vlora: Nuk më ftuan në Tiranë

 

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka uruar sot socialistët për ditën e lindjes së partisë. Në një status në Facebook, Gjika shprehet se që prej viti 1992 është pjesë e kësaj partie. Teksa uron socialistët, Gjika nuk e fsheh zhgënjimin për mungesë e festës në adresë të tij për të qenë sot në Tiranë.

Postimi i plotë i Gjikës në FB:

“Te gjithe socialisteve shqiptare kudo ku jane,brenda dhe jashte Atdheut,dhe ne vecanti socialisteve vlonjate ju uroj shume perzemersisht Gezuar 24 vjetorin e Partise sone Socialiste! 23 mars 1992 jam bere pjese e kesaj force politike,jam rritur,formuar,luftuar,fituar dhe transformuar se bashku me qindra e mijra zemra socialistesh vlonjate,te cilet gjej rastin ti pershendes,ti falenderoj dhe ti uroj ngrohtesisht!29 maj 2015,urimin tim e nis nga Vlora,me gjithe deshiren per te qene dhe une sot ne festimet ne Tirane! Nje ftese e munguar,por shpresoj jo e harruar per 25 vjetorin e Partise tone! Gezuar dhe suksese ne betejen e radhes miq te mi socialiste!”

SHKARKO APP