Shpëtim Idrizi kritik ndaj Kurtit: Duhet të krijonte kohezion të brendshëm

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përkujtuar sot të gjithë ata shqiptarë të Çamërisë që humbën jetën gjatë masakrave të shovinistëve grekë.

Kryetari i PDIU‐së, Shpëtim Idrizi nuk mund të shmangte edhe aktualitetin politik në Kosovë duke paralelizuar përpjekjet e shqiptarëve të Çamërisë në mbrojtje të identitetit dhe kauzës kombëtare. Kohezioni dhe dialogu mes vetë shqiptarëve është zgjidhja sipas Idrizit.

“Çështja kombëtare dhe politika e jashtme nuk është as shaka dhe as e qeverive apo kryeministrave po është e shtetit dhe nuk ndërron. Neve 12 vjet më parë kur bëhej Censusi, na thoshin është fobi, që duan të nxjerr 300 mijë. Po tani ja ku e ke Bejlerin, me Kaukaz e me Helenizim; i akuzuar se i ka duart me gjak.

Albin, Kosova u bë e pavarur sepse kishte gjithë kombin me vete, kishte Amerikën, UÇK. Ata komandantët që i përbaltët pa fund mbahen aty dhe si mekanizëm për të lehtësuar atë që po ndodh në Kosovë, se duke përbaltur ata, përbaltet drejtësinë e luftës së UÇK-së.

A ka të drejtë Albini për godinat, për sulmet e orkestruara të Beogradit? Ka 100 për qind të drejtë, po dhe ne çamët kemi 200 për qind të drejtë po kjo nuk mjafton duhet kohezion i brendshëm dhe mbështetje nga SHBA E BE”, theksoi në fjalën e tij Idrizi.

SHKARKO APP