Shpetim Idrizi merr ministrinë e Kulturës?

Ka kohë që Shpetim Idrizi kërkon një ministri. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, njëherazi edhe nënkryetar i Kuvendit. Idrizi është parë të hyjë në Kryeministri sot pasdite. Takimi ka qenë pa praninë e mediave. Nuk dihet çfarë është diskutuar, por me siguri temë kryesore duhet të ketë qenë kërkesa e PDIU-së për të marrë drejtimin e një ministrie.

Disa herë publikisht Idrizi e ka shprehur këtë ambicje dhe siç ai ka sqaruar, Rama ia ka premtuar diçka të tillë kur mbyllën marrëveshjen për kalimin në koalicionin qeveritar të partisë çame. Burimet thonë se ministria e kulturës duket si me e lehta që të “falë” PS-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?