Shpëtim Idrizi: Pinjollët e Napolon Zervës në Himarë. U kërcënua me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut

Protesta që u mbajt ditën e hënë në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, ku të pranishëm ishin si kryetari i bashkisë së Athinës dhe ai i Selanikut, komentohet sot nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai thotë se pinjollët e Napolon Zervës ishin në Himarë, ku u kërcënua me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut.

”Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan: “babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit””,-shkruan Idrizi.

Shkrimi i plotë

Në Himarë erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës! Në mes të gushtit në Himarë u kërcënua me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut! Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar!

Protestës së organizuar për t’i kërkuar drejtësisë shqiptare lirimin e Belerit, ju bashkuan të ardhur nga Greqia dhe një grumbull dishepujsh të Napolon Zervas të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore që s’kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndjehen minoritet grek. Në mes të zhegut të Gushtit kërcënuan Shqipërinë me duart e forta të integrimit dhe jugun e Shqipërisë me helenizim.

Kësaj skote naconaliste të verber greke i printe kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe sigurisht s’mund të mungonte dhe “dhuleja” i Greqisë, Vangjel Dule që me zërin e hollë kërcënonte që:
“Ju nuk dini me kë po ngatarroheni” ?! Banorët e Himarës mund të kenë plotësisht të drejtë që të jenë të pakënaqur me punën e Goros.

Ata që ja u bënë peshqesh Fredi Belerin nuk e vunë për të zgjidhur hallet e problemet e tyre, por si “kryedash” për helenizim e jugut dhe nxitjen e tensioneve ndër etnike në Himarë. Prandaj ju erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës.

Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar në Athinë, Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. ( foto 1- 2 ) Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan: “babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit” ?!!! ( foto 3 ) Për të gjithë ata që “se dinë” ; Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 – Mars 1945, bëri Gjenocodin më të tmerrshëm në histori ku masakroi 20 % të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht 90 % të çamëve nga trojet e tyre.

U rrafshuan 68 fshatra, 159 të tjere u grabitën. Drejtësia e harruar është drejtësi e munguar. Të drejtat universale të njeriut s’mund të jenë për disa po e për disa jo. Ne nuk Harrojmë.

SHKARKO APP