Shpëtim Idrizi: Rama po shet interesat kombëtare. Çështjen Çame nuk ia ka lënë Kristaqi që të bëjë si të dojë
Kryetar i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se çështja Çame është lënë pas dore, pasi kryeministrit Edi Rama shet interesat kombëtare.
Në një intervistë për Syri TV, Idrizi tha se mos kundërshtimi apo një miratim i heshtur i qeverisë shqiptare në lidhje me këtë çështje është në kufijtë e tradhëtisë kombëtare.
Gjithashtu Idrizi tha se Rama i fali në heshtje qeverisë greke 12 miljet e detit Jon.
“Për gjëra kaq të rëndësishme ne informohemi nga mediat greke. Akti i paralajmëruar i Këshillit të Lartë të shtetit grek, i cili miratonte dhe bënte fakt drekretin e Këshillit të Ministrave për zgjerimin e ujrave territoriale të Greqisë në mënyrë të njëanshme te detit Jon drejt Shqipërisë, është një akt i paparecedentë, i njëanshëm i Greqisë, i cili prek direkt interesat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Mos kundërshtimi apo një miratim i heshtur i qeverisë shqiptare është në kufijtë e tradhëtisë kombëtare.
Greqia që në muajin shtator e kishte paralajmëruar këtë gjë për zgjerimin e ujrave territoriale, kryeministri i Greqisë tha që ne ia kemi paraqitur dhe palës shqiptare bashkë me ministrin e Jashtëm që na vë të gjithëve në djeni se pala shqiptare na kishte dhënë dakortësinë. Ky është një akt i njëanshëm, pasi kryeministri Rama thoshte në fillim se Greqia ka të drejtë ta bëjë zgjerimin e njëanshëm. Më pas, kur pa të gjithë reagimin e opnionit publik na tha që Greqia nuk e ka me ne këtë gjë. Nëse qeveria shqiptare nuk e kundërshton këtë dekret dhe dekretin e Këshillit të Lartë dhe të Këshillit të Ministrave, pra Shqipëria ka të drejtë ta kundërshtojë këtë dekret, gjë që nuk e ka bërë, që do të thotë që ne jemi para një miratimi të heshtur të kësaj marrëveshje, e cila prek dhe cënon integritetin territorial shqiptar dhe se Edi Rama është në kufijtë e tradhëtisë kombëtare”,- u shpreh Shpëtim Idrizi.
“Rama ka harruar agjedën shqiptare, Marrëveshja me Greqinë duhet të niste me heqja e Ligjit të Luftës. Në bisedime nuk përmendet më Çështja Çame, të cilën e kanë hequr edhe nga programi. A thua ja ka lënë Kristaqi Çështjen Çame që kur duhet ta vendosi në agjendë edhe kur nuk do kryeministri mund mos ta fusi në agjendë dhe mos ta ketë parasysh këtë gjë”,- tha më tej Idrizi.