Shpëtim Idrizi rikonfirmohet në krye të PDIU-së

Shpëtim Idrizi rikonfirmohet në krye të PDIU-së. Pas përfundimit të numërimit të votave rezultoi se Idrizi kishte marrë 72.4% të votave kundrejt 27.6 % të votave të rivalit të tij,  Halil Hyseni.

Komisioni Qendror i Administrimit të Zgjedhjeve, pasi administroi dhe analizoi të dhënat, shpalli se pjesëmarrja e votimeve në rang kombëtar ishte 81.5 për qind, konkretisht 19634 votues, prej 24102 anëtarëve.

Anëtarët votuan për kryetarin e PDIU-së, mes kandidatëve Halil Hyseni dhe Shpëtim Idrizi; kryetarët e degëve të PDIU-së në rang bashkie; si edhe për 1000 delegatë për kongresin që do të zhvillohet më 4 qershor, nga më shumë se 1400 kandidatë për delegatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?