Shpëtim Idrizi: Të hapur për koalicion me PS-në, por duam 5 qarqe
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, thotë se partia e tij është e hapur të bashkëpunojë me PS-në në zgjedhjet e 21 qershorit. Por, ai ka thënë se për këtë gjë kërkon 5 qarqe.
“Në do shohësh peshën tonë specifike, 2009, 2011, 2013, ne jemi të mirëvendosur në qarkun e Vlorës, në qarkun e Fierit, në qarkun e Elbasanit, në qarkun e Tiranës dhe në qarkun e Durrësit. Dhe sigurisht në këto 5 qarqe ne po arsyetojmë dhe po analizojmë të gjithë faktorët e mundshëm në mënyrë që të garojmë në këto 5 qarqe, aty ku kemi valencën më të madhe. Padyshim, nuk dua të përmend emra bashkish konkrete, por është një realitet PDIU në gjithë vendin e veçanërisht në këto 5 qarqe, çka na jep të drejtën që të tentojmë të garojmë në këto 5 qarqe”, thotë Idrizi. Megjithatë, vendimi pritet të merret ditën e sotme.