”Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe”, Elisa Spiropali thirrje medias dhe institucioneve
Ministrja Elisa Spiropali shprehet e tronditur nga vrasja makabër në Fier, aty ku 38-vjeçari rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin. Teksa u shpreh ngushëllime familjes, thirrja e saj për mediat është që të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta dhe që institucionet në vend të zbardhin këtë ngjarje të zezë. ”U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve”.
Postimi i plotë i ministres Elisa Spiropali:
E tronditur nga vrasja makabre në Fier. Me mendje dhe zemër pranë familjes së fëmijës në dhimbjen e tyre të paimagjinueshme.
Lus mediat të mos e rëndojnë gjendjen e familjarëve me detaje të tepërta të aktit apo vendngjarjes.
U bëj thirrje institucioneve të zbardhin çdo detaj të kësaj ngjarjeje të zezë që na lëndon të gjithëve.
Shpirti i tij i pafajshëm u prehtë në paqe.