Shpopullimi i vendit, Presidenti Meta: Situata është më dëshpëruese se në vitet ’90

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Duke iu referuar një shkrimi të prestigjiozes franceze “Le Monde” për shpopullimin e Shqipërisë, Kreu i Shtetit thekson se adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare.

Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjiozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?