Shpullat e Komisionit të Venecias dhe logoreja e pandërprë e Ballës!
Nga Dritan Kaba –
Në konferencën e tij për shtyp Taulant Balla, u mundua të na shpjegonte sa i kanë dhimb shpullat syve të Komisionit te Venecias! Jo me dhimbti! Jo nuk ja zuri mirë! Jo po ishte pak e fortë! Jo po ai që gjuante e njihja si fytyrë! Jo po të dalë nga lagjia ime! Opinionet e Venecias ishin qartësisht një pasqyrë e antikushtetutshmerisë së Rilindjes!
Dua t’i kujtoj SPAK se në Opinionet e Venecias gjenden qartë shkeljet kushtetuese dhe ligjore të Dvoranit, që ju keni 8 muaj që nuk po “i gjeni” dot! Nëse nuk arrini të zbardhni këtë çështje, e cila është e pastër si drita e diellit, si mund të presim të zbuloni aferat e korrupsionit dhe të na zbuloni lidhjet e Krimit te Organizuar me bandën në pushtet?! Ndërsa pjesa më e dhimbshme ishte kur shihja ata gazetarët që i kishin çuar pronarët të rrinin si në heshtje para mashtrimeve dhe idiotësive të artikuluara me aq qetësi nga Balla! Pyetje të porositura nga stafi i Rilindjes, të lexuara në disa raste edhe me dridhje zëri nga gazetarët e detyruar!
Çasti me i dhimbshëm ishte artikulimi nga ana e Tualantit për hapjen “dritës jeshile” te Komisionit te Venecias per ligjet e paketes “antishpifje”, qe u denuan me force edhe nga KE,. Kundershtimi ndaj ndryshimeve antidemokratike te Parlamentit se “gjese se gjalle” ishte evident edhe pa asnje ekuivok, gazetaret ne ate çast duhej te ishin ngritur e te braktisnin ate totollak! Ai po artikulonte se si do i denonte me burg ata qe ishin aty, per nje sekuence filmimi, per nje fjali, per nje fjale, per nje germe!
Edhe gazetaret jane bere pjese e Shumices se Heshtur, kur ne fakt duhet qe ata t’i japin ze asaj! Por ne asnje moment nuk i ve faj! Nen kete autokraci gjithkush mund te frikesohet, se ndryshe e vetmja zgjidhje do te jete rruga e emigrimit! Ata tashme jane kthyer ne te pagoje para mashtrimeve te paskrupullta qe e bejne te bardhen te zeze! Shume pak kane guxim te bejne pyetjet e tyre! Ndaj Opozita e Bashkuar duhet te kete nje nga kolonat e Programit te saj çlirimin e gazetareve nga vargonjte e Censures se Bukes se Gojes!
Dhe e fundit Balla cilesoi se nuk jane aq keq sa duken Opinionet e Komisionit te Venecias, se ato jane te perkthyera gabim!!! Nuk ka faj gjuha vete ku dhemb, dhembi! I kujtohet si bashke me Euralius-in çuan te deformuar ne anglisht Kushtetuten e Shqiperise, pikerisht ne Komisionin e Venecias! Nje skandal qe ende nuk ka asnje fajtor para drejtesise, vendas apo i huaj qofte!
Per diçka duhet vleresuar realisht Taulanti, nuk mund te gjesh asnje tjeter, qe te thote aq mashtrime, idiotesi dhe broçkulla pa u menduar fare per veten e tij! Ketu ka konkurent vetem Veliajn. Askend tjetër! Sot Balla me nje arrogance te pashembullt dhe nje karshillik prej fodulli te peshtire, u tregoi shqiptareve parathenien e fundit te pashmangshem te Rilindjes!
Per kete nje ndihme te çmuar, pa asnje ironi, dhe gazetaret qe e lane te artikulonte logirene e tij lirisht!
KOHA JONË SONDAZH

