Shqetësimi i deputetes Deda: Ilaçe të skaduara vijnë në Shqipëri, u ndryshohet data

Situata me sistemin Shëndetësor në vend, po shkon drejt shkatërrimit. Një alarm që deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, e jep prej kohësh, por dhe sot. “Disa depo farmaceutike marrin barna nga jashtë në prag të skadencës dhe paguhen për ti shkatërruar këtu në Shqipëri”. Kështu deputetja  Deda e cila.

Shqetësimi i saj është se ka depo që kryejnë këto manovra.“Disa depo farmaceutike marrëdhëniet me furnitorët e tyre jashtë i kanë në kushte ku firma shqiptare kontraktohet (duke u paguar) për ti marrë medikamentet për ti shkatëruar pasi janë shumë afër skadencës”, tha ajo.

Deda gjithashtu pohon se ka dhe medikamente që u ndryshohet data e skadencës dhe hidhen ne treg: “Produktet hyjnë në tregun shqiptar, u bëhet ndryshimi i datës së skadencës mbi ambalazhim dhe më pas tregtohen. Në këtë mënyrë jeta e pacientëve është e rrezikuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja pjesë e komisionit të shëndetësisë, pohon se në tregun farmaceutik shqiptar janë mallrat më të këqija në Europë, kjo sepse kështu e orientoi tregun Ministria e Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ulja e marzhit të fitimit për medikamentet ka sjellë që depot farmaceutike të orientojnë importimin e medikamenteve nga vendet e zhvilluara perëndimore drejt vendeve të lindjes apo aziatike si India. Për të mos dalë me humbje grosistët veprojnë në kurriz të cilesisë. Tregu shqiptar farmaceutik po mbushet me produkte të lira dhe aspak cilësore”, vijoi Deda.

Mjekët i shkruajnë shpesh në receta këto medikamente duke bërë që të lulëzojë tregu i zi, pra futja kontrabandë e produkteve cilësore, vijoi me tej Albina Deda duke denoncuar fenomenin.

Sipas saj kjo është një vepër kriminale dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?