Shqipëri-Kosovë: Bashkim doganor në Durrës, seli të përbashkët diplomatike

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Ramush Haradinaj ndodhen në një konferencë të përbashkët.

Rama deklaroi se më 27 Nëntor do të finalizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit. Gjithashtu është rënë dakord për të mbajtur një seli konsullore dhe diplomatike për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Bashkim doganor në portin e Durrësit

Edi Rama: Shqipëria e Kosova i kanë mundësitë ti paraprijnë krijimit të zonës ekonomiek rajonale. Kemi dakordësuar të mbyllim  një proces të mirëorganizuar për bashkimin doganor në portin e Durrësit. Porti i Durrësit nuk është vetëm porti i Shqipërisë zyrtare por dhe i shqiptarëve të Kosovës. Porti duhet të kthehet në një doganë të njësuar të Shqipërisë e Kosovës. Kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit. Ministrat e Financave kanë marrë dakordësinë.

Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë me një seli diplomatike 

Edi Rama: Kemi rënë dakord ti japim fund shpenzimeve të paarsyeshme të buxheteve tona për të mbajtur seli konsullore dhe diplomatike veç e veç kemi folur për një plan të përbashkët veprimi në funksion të ndërtimit të një fondi imobilar shqiptar në Europë duke nisur nga kryeqendrat e diplomacisë dhe më pas më tej. Një fond i përbashkët i dy shteteve dhe do i jopë shqiptarëve një adresë

SHKARKO APP