Shqipëri-Kosovë, mbledhja e qeverive në muajin mars
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton sot Tiranën zyrtare. Takimin e parë Thaçi do ta ketë me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, i sapo kthyer nga marshimi historik në Paris, ku më pas do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës në Tiranë ministrit të Jashtë Thaci pritet t’i jepet çmimi Doctor Honoris Causa nga Universiteti publik i Tiranës. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes rrjetit social Facebook. ”Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë çmimin Doctor Honoris Causa që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë. Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë unë ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë “, shkruan Thaçi në Facebook. Thaçi do ta merr titullin akademik “Doctor Honoris Causa” "Për kontribut te shquar në lirinë e popullit te Kosovës” si dhe për “reformat integruese drejt familjes euroatlantike. Ky është çmimi i tretë “Doctor Honoris Causa” që merr Thaçi, më herët ka marrë edhe nga një universitet të diplomacisë në Gjenevë ku kanë fituar edhe shumë nobelistë botërorë, ndërsa vjet është nderuar edhe nga një universitet korean. Thaçi pritet të ketë takime me kreun e shtetit Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama.
Në orën 11:10 do të jetë ceremonia e dhënies së titulli Honouris Causa. Në orën 12:05 Kryeministri Thaci do të zhvillojë takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

