Shqipëri-tali, mbledhje të përbashkët mes dy qeverive brenda vitit
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane brenda vitit do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët, duke kaluar në një stad të ri bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë një takimi me homologun shqiptar, Ditmir Bushati në Romë, ministri i Jashtëm italian shprehu gatishmërinë për te intensifikuar me tej marrëdhëniet dypalëshe. Ai theksoi se Italia ka vullnetin për organizimin brenda 1 viti te mbledhjes se pare te përbashkët mes dy qeverive.
Ministri Bushati vlerësoi dialogun politik mes dy vendeve dhe bashkëpunimin miqësor të dëshmuar edhe gjate vizitës se fundit te Kryeministrit Renzi në Tirane në përmbyllje te Presidencës italiane te BE-së.
"Ka ardhur momenti për një prani më të madhe te biznesit italian në vendin tone, sidomos për praninë e kompanive të mëdha si dhe për investime italiane në sektorët strategjike.
Ndërkohë është e nevojshme të mos humbim kohe për te konkretizuar gatishmërinë e qeverise dhe angazhimin e Kryeministrit Renzi për njohjen e pensioneve si dhe për zgjidhjen e çështjes se taksës rrugore për auto transportuesit shqiptare qe udhëtojnë drejt Italisë", tha Bushati.
Sa i përket integrimit të Shqipërisë, ministri i Jashtëm shqiptar informoi homologun italian për zhvillimet politike ne vend, prioritet dhe reformat e ndërmarra.
Ai theksoi se mbështetja e pa kushtëzuar e Italisë do te vijoje edhe për hapin e ardhshëm te hapjes se negociatave.
Dy ministrat e Jashtëm gjithashtu diskutuan dhe për luftën ndaj terrorizmit. Bushati dhe Gentiloni shprehen kënaqësinë për krijimin se shpejti te grupit te përbashkët te punës për luftën kundër terrorizmit, për me tepër qe kjo tematike do te marre një trajtim te veçantë gjate kryesisë shqiptare te Procesit te Bashkëpunimit te Evropës Juglindore (SEECP).
Gjatë takimit u bisedua dhe për rolin e përpjekjet e Shqipërisë dhe Italisë për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë ne rajon e me gjere si dhe për krijimin e një klime te re mirëbesimi e bashkëpunimi me interes reciprok te gjithanshëm.
Ministrat diskutuan për çështje te bashkëpunimit ne kuadrin e projekteve te Nismës Adriatiko Joniane (AII) për Makrorajonin Adriatiko-Jonian dhe nismave te tjera rajonale si dhe ne kuadrin e projektit TAP, i cili ne vijim te zhvillimeve te fundit mere një vlere te shtuar si për vendet tona ashtu edhe për rajonin e madje edhe për vete Evropën Perëndimore ne përpjekjet e saj për diversifikimin e burimeve energjetike.