Shqipëria 109 vite shtet! Rama uron me logon e aeroportit të ri të Vlorës

Në 109 vjetorin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e ka uruar 28 Nëntorin me logon e aeroportit të ri të Vlorës.

Postimin e tij në Facebook për ditën e flamurit, kryeministri e ka shoqëruar me disa fotografi të stemës së aeroportit të Vlorës i cili po ndërtohet.

Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

SHKARKO APP