Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit në Izrael. Për ministrinë këto ngjarje përshkallëzojnë situatën në Lindjen e Mesme. ”Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.