Shqipëria dhe Mali i Zi, memorandum mashkëpunimi
Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha dhe Kryenegociatori për Malin e Zi Ambasadori Aleksandar Pejoviç,firmosën Memorandumin e bashkëpunimit për menaxhimin e asistencës teknike, për OProgramin i Ri ndërkufitar IPA 2014-2020.
Ky program, u miratua nga Komisioni Europian në dhjetor të vitit 2014. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës kufitare dhe parashikohet që do të kontribuojë në nxitjen e punësimit, përfshirjes sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare.
Shkëmbimi i përvojës, koordinimi i politikave të përbashkëta dhe mbështetja reciproke për përmbushjen e objektivave dhe programeve prioritare drejt integrimit në BE përbëjnë një proces të rëndësishëm.
Në sajë të marrëveshjes së firmosur, palët marrin përsipër bashkëpunimin për mbarëvajtjen e programit, në mënyrë që objektivat e tij të përmbushen me një menaxhim efektiv të fondeve të BE-së, për zhvillimin e zonave të përfshira në program dhe përfshirjen e komunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

