Shqipëria do të dërgojë trupa ushtarake në Letoni
Shqipëria do të bëhet pjesë ushtarakisht në dy nga misione të rëndësishme të NATO-s.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që po merr pjesë në Takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ku u diskutua mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen.
Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë vendimet e marra në Samitin e Varshavës, për një mbrojtje moderne dhe efikase të NATO-s.
Ministrja Kodheli zhvilloi një takim trepalësh me homologun e saj kanadez, z. Harjit Singh Sajjan dhe atë letones z. Raimonds Bergmanis.
Ministrat ndanë mendimin se vendosja e forcës së përparuar të NATO-s në lindje, është një tregues i solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të Aleancës.
KOHA JONË SONDAZH

