Shqipëria e Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë. Ja programi!

Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë. 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, do të mblidhen në Kuvendin e Kosovës në orën 11:00.

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike. Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

Kush janë deputetët e PD-së që do të marrin pjesë në mbledhjen e Prishtinës

Nga Shqipëria janë 56 deputetët që do t’i bashkohen kësaj mbledhje të rëndësishme.

Në listë vihet re mungesa e kryetarit të PD Sali Berisha, deputetit Flamur Noka po ashtu edhe Lulzim Basha.

Ja lista e deputetëve të PD që do të jenë të pranishëm sot në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve:

1- Gazment Bardhi
2- Flamur Hoxha
3- Isuf Cela
4-Lefter Gështenja
5-Ramadan Likaj
6-Xhelal Mziu
7-Asllan Dogjani
8-Dashnor Sula
9-Eralda Bano
10- Ferdinand Xhaferri
11- Ina Zhupa
12- Kastriot Piroli
13- Kreshnik Collaku
14- Lindita Metaliaj
15- Luan Baçi
16- Orjela Nebiaj
17- Qani Xhafa
18- Saimir Korreshi
19- Tomorr Alizoti
20- Andia Ulliri.

AGJENDA

06:00: Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit

10:30: Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

11:00: Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve

Kthimi për në Tiranë, në mënyrë të organizuar me autobuzë.

SHKARKO APP