“Shqipëria e Madhe do shkaktonte probleme me jugun dhe veriun e Shqipërisë”
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, i cili njëkohësisht ushtron këtë detyrë edhe në Shqipëri, komentoi deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin Kosovë- Shqipëri, duke thënë se është i mendimit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pati thënë se “Jemi dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”.
“Në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve.
Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të lindte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, u shpreh ambasadori norvegjez Braathu, raporton Koha Ditore.
Sa i përket rolit të Norvegjisë në çlirimin e Kosovës në Luftën e fundit, ambasadori Braathu, tha se Norvegjia ka qenë e angazhuar në procesin e Kosovës që nga vitet ‘80-ta e deri në vitin 1999, por edhe më pas. Ky shtet ka qenë ndër shtetet që i ka dhënë më së shumti ndihma Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

