Shqipëria e mbyllur për 40 orë, ushtria zbret në terren

Pasi ora kaloi 13:00, me urdhër të qeverisë, askush nuk do të lejohet të lëvizë në qytet e ndërsa ushtria ka zbarkuar në terren për monitorimin e situatës. Forcat e Artamosura do të bëjnë kontrolle, teksa referuar edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ushtria ka marrë urdhër për të ndërhyrë edhe nëpërmjet forcës për “të pabindurit”.

Ushtria do të qëndrojë në terren nga sot 13:00 deri të hënën në orën 05:00, për të pasur në vëzhgim të gjithë situatën dhe për të vënë në zbatim urdhrin që i ndalon qarkullimin qytetarëve dhe automjeteve përgjatë këtij orari.

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.

SHKARKO APP