Shqipëria e përfshirë nga zjarret, Haki Çako vijon pushimet! KLSH: Kthehu në detyrë

Prej më shumë se dy javësh shumë zona në Shqipëri janë përfshirë nga zjarre që nuk po shuhen, ndërsa vatrat më problematike vijon të jenë ato në Tragjas dhe Karaburun të Vlorës.

Në të gjithë këtë emergjencë që ka vendi, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako po vijon pushimet verore.

Këtë e bëri të ditur edhe kreu i KLSH-së (Kontrolli i Lartë i Shtetit), Arben Shehu, i cili i bën thirrje të kthehet në detyrë dhe të merret me përballimin e situatës së rënduar nga zjarret si dhe të lejojë kontrollet e KLSH-së në të gjitha strukturat e Emergjencave Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri thirrjen që Çako të rikthehet në krye të detyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?