Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Majko: Kalimi i konfliktit në Evropë do sillte probleme për ta
Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.
Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministri theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.
“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.
Sa i përket situatës Iran-SHBA, Pandeli Majko deklaroi se “ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë”, ndërsa Teheranin e konsideroi një xhandar rajonal që prodhon impakt shumë negativ. Tensioni midis SHBA dhe Iranit u rrit na maksimum me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Lexoni edhe…
- Irani sulmon bazat ushtarake të SHBA në Irak. Praglufte!
- Fatmir Mediu: Prezenca e opozitës iraniane këtu na kthen në target, por duke qenë vend i NATO-s dhe aleat i SHBA, jemi të mbrojtur
- Si shpallet “Gjendja e Luftës” në SHBA, nisur dhe nga konflikti me Iranin
- Lideri i Iranit kërcënon SHBA dhe përmend Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor