Shqipëria e sulmuar nga hakerat, ministri Peleshi zbulon pse ndodhin: Interesa për destabilizim
Jo vetëm mediat private, por edhe faqet e institucioneve më të rëndësishme në vend, bien pre e sulmeve nga hakerat. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i lidh këto sulme me interesa gjeostrategjike. “Jemi të kërcënuar dhe atakuar vazhdimisht. Ndodh vazhdimisht, pothuajse çdo ditë”, tregon ministri për ”Euronews Albania”.
Kush po e sulmon Shqipërinë nëpërmjet kompjuterëve? ”Jemi vend i NATO-s në rajon, kemi rivalë dhe konkurrentë. Ka interesa të caktuar për të destabilizuar rendin tonë kushtetues dhe sistemin tonë të mbrojtjes, apo dhe thjesht për t’i testuar”.
A ka Shqipëria kapacitete për t’u mbrojtur, apo mbështetemi vetëm te ndihma e aleatëve? “Kapacitet tona janë ende modeste”, u shpreh ministri.