Shqipëria hap kapitujt e negociatave, Spiropali: Moment historik dhe garanton pathyeshmërinë e reformave

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e quan një moment historik që garanton pathyeshmërinë e reformave, hapjen e kapitujve të negociatave. ”Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar”,-shkruan kryeparlamentarja.

Postimi i plotë

Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore.

SHKARKO APP