Shqipëria hap nesër negociatat e anëtarësimit. Takimi në Luksemburg, ja kapitujt themelorë për të cilët nis shqyrtimi
Dita e shumë pritur po vjen dhe 15 tetori do të shënojë një hap historik për vendin tonë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Nesër Shqipëria do të hap negociatat me BE për grup kapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Nga nesër nis shqyrtimi i grup kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe bazat ose themeloret, përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar. Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.
Grup kapitulli i parë
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5-Prokurimi publik
-Kapitulli 18-Statistikat
-Kapitulli 32-Kontrolli financiar