Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin, Rama: Moment historik, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza

Pritja njëvjeçare për të hapur grup-kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian mori fund këtë të martë në Luksemburg, ku Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me grupin në Luksemburg, ku teksa e cilëson si një moment historik, shkruan edhe se volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza. Të drejtat themelore, drejtësia, prokurimet publike, statistikat dhe kontrolli financiar janë kushtet e para që do të vënë Tiranën zyrtare përballë institucioneve të Unionit në rrugën për t’u bërë anëtare me të drejta të plota.

Postimi i plotë

Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar

*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

SHKARKO APP