”Shqipëria ka politikën e dorës së shtrirë”, Rama krah sekretarit Blinken: Nxisim dialogun Kosovë-Serbi
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama në krah të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken tha se Shqipëria ka dorën e politikës së shtrirë. Një vëmendje të madhe gjatë fjalës së Ramës e ka zënë situata mes Kosovës dhe Serbisë. ”Nxisim dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës e Serbisë. Shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk të kishte shtet të pavarur të Kosovës”,-tha Rama. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës.
”Është në interesin e popullit tonë që ta shikojë bashkimin me Europën si pjesë të pandarë të bashkimit të këtij rajoni rreth vlerash dhe parimesh që mishërojnë qenien tonë në komunitetin e madh të shteteve demokratike. SHBA-të, kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA-të nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve në këtë rajon dhe specifikisht interesi për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë”,-u shpreh Rama.