Shqipëria: Kosova e Maqedonia, në krizë të thellë

Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme të Shqipërisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Maqedoni.

Teksa Ferit Hoxha, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike dhe Bashkim Rama, drejtor i Drejtorisë së Rajonit dhe Vendeve Fqinje, e vlerësuan situatën politike në dy vendet fqinje, të përfshirë nga kriza e thellë.

Konkretisht, Hoxha në raportimin e tij për situatën aktuale në Kosovë, fillimisht iu referua fjalës së Presidentes Jahjaga në parlament që e konsideron gjendjen aktuale të karakterizuar ‘nga kriza e thellë institucionale, politike dhe morale’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumica dhe pakica parlamentare ndajnë mendime të ndryshme për disa çështje, sidomos për marrëveshjen në e nënshkruar në vitin 2015 me Serbinë, (ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve) për asosacionin e komunave serbe në Kosovë dhe marrëveshjen që pala kosovare ka nënshkruar me Malin e Zi lidhur me demarkacionin e kufirit. Për këto dy çështje palët politike ndajnë mendime të ndryshme, ndërsa debati politik në Kosovë është në një shkallë të tillë që ka paralizuar dhe institucionet, sidomos ato ligjvënëse, dhe deri tani megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar ende nuk është arritur të gjendet një zgjidhje”, u shpreh drejtori Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shtuar se për ne është e rëndësishme të vlerësojmë ndikimin që ka situata në Kosovë, si në procesin e brendshëm, por dhe ndikimin që ajo ka në imazhin e vendit, sidomos në procesin e integrimit  ndërkombëtar të Kosovës dhe procesin e njohjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?