Shqipëria kthehet në Kolumbi. 4 të vrarë dhe 2 vetëvrasje këtë të hënë
Një situatë të rëndë kriminale po përjeton Shqipëria. 2 të vrarë në Durrës, 2 të vrarë në Lezhë dhe 2 vetëvrasje, është një bilanc i frikshëm për një vend si Shqipëria që nga qeveria çdo ditë flitet për rend dhe siguri. Që pasi qeveria lehtësoi masat dhe lëvizja e madhe e njerëzve filloi që të hënën u shënuan ngjarjet kriminale më të rënda në këtë vit, 4 të vrarë në një ditë.
Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, janë vrarë brenda një makine afër tregut të makinave në Durrës. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj. Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë, ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër. Nga hetimet e policisë, personat e vdekur dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.
Një 28-vjeçar ka vrarë veten në qytetin e Prrenjasit. 28-vjeçari është djalë i një biznesmeni. Ai i ka dhënë fund jetës në një pyll afër Përrenjasit ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e ka çuar në kryerjen e aktit ekstrem. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një tjetër vetëvrasje është shënuar në qytetin e Elbasanit. Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në tualetin e shtëpisë së tij. Viktima është gjendur nga familjarët pa shenja jete. 53-vjeçari ishte pronar i një pike exchange në Elbasan. Ende nuk dihet shkaku i këtij akti tragjik, ndërkohë policia po vijon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.
Vrasja në Durrës
Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Durrës, ka qenë e mirëmenduar. Viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre. Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Vëllezërit ishin duke kaluar në rrugë kur kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri armësh. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar policinë. Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të çastit apo hakmarrje. Dy vëllezërit janë punonjës te tregu i makinave. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një borxh për makinat pas mosmarrëveshjeve për shit-blerjen.
Besimir Haxhiaj është i martuar dhe ka një fëmijë. Ndërsa vëllai tjetër kishte licencë edhe si avokat. Dy vëllezërit kishin një servis të tregu i makinave dhe gjithashtu jepnin makina me qira. Sot kishin hapur biznesin për herë të parë pas mbylljes, ndërsa në momentin që po ktheheshin janë ekzekutuar.Gjithashtu të dy vëllezërit kishin edhe një Exchange në Durrës. Pistat e hetimit dyshohet se janë qëlluar për larje hesapesh me bandave në Durrës ose për borxhe financiare.
Vendi i krimit nga banorët e zonës cilësohet si rruga e “mallkuar”. Para disa ditësh, më 9 prill, në këtë aks rrugor, që të lidh me tregun e makinave ku ndodhi sot ekzekutimi i dy vëllezërve, ka ndodhur edhe një aksident ku janë përplasur 5 makina. Të plagosurit u dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri prej tyre u konfirmua me Covid-19, gjë që çoi në karantinë mjekët që u morën me trajtimin e tij por që rezultuan negativ pas bërjes së tamponit. Rruga ku ndodhi aksidenti është 400 metra më larg nga vendi ku u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka ditën e sotme.
Vrasja në Lezhë
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një zonë kodrinore të thellë të qytetit të Lezhës, një prej të cilëve ishte rapsod i njohur në zonë. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60 vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani është banor i kësaj zonë të thellë të Lezhës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore dhe ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe është një zonë që nuk ka lëvizje të mëdha. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.
Rapsodi i njohur dyshohet se kishte konflikte të vjetra pronësie. Kjo sjell lindjen e dyshimeve për shakakun e ekzekutimit të tyre. Viktimat e identifikuara si Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, të dy 60-vjeç, të cilët sipas policisë kanë gjurmë të goditjes me armë zjarri në trupin e tyre. Kol Murrani kishte miqësi dhe ishte fqinj me Preng Simonin dhe kishin udhëtuar së bashku drejt zonës së thellë për të parë shtëpitë e vjetra.
Vetëvrasja në Prrenjas
Një 28-vjeçar ka vrarë veten në qytetin e Prrenjasit. 28-vjeçari është djalë i një biznesmeni. Ai i ka dhënë fund jetës në një pyll afër Përrenjasit ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e ka çuar në kryerjen e aktit ekstrem. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vetëvrasja në Elbasan
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit. Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në tualetin e shtëpisë së tij. Viktima është gjendur nga familjarët pa shenja jete. 53-vjeçari ishte pronar i një pike exchange në Elbasan. Ende nuk dihet shkaku i këtij akti tragjik, ndërkohë policia po vijon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje. “Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.