“Shqipëria lëkundet sërish nga një tërmet i fortë”, DW: Panik dhe frikë te qytetarët

Nga Deutsche Welle

Një tërmet tjetër i fortë prej 4.9 ballë, pas atij katastrofik të 26 nëntorit të kaluar, tronditi Shqipërinë në mbrëmjen e të martës. Autoritetetet nuk kanë raportuar për vikrima, të plagosur apo apo dëme materiale.

Sipas burimeve zyrtare nga Instituti i Gjeo-Shkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) epiqendra e tërmetit të fortë prej 4, 9 ballë ishte në rrethin e Durrësit, në fshatin Bubq ne Fushë Krujë në një thellësi disa kilometrash. Gjatë natës të martën pati edhe disa lëkundje të tjera me intensitet më të ulët. “Goditja kryesore në orën 21.15 minuta u shoqëtua më pas me goditje më të vogla prej 3.3 ballësh në fshatin Devren në Fushë- Krujë. Tërmetet e mbrëmshme janë në vijim të aktivitetit sizmik të tërmetit të 26 nëntorit, të vitit të kaluar” thekson IGJEUM. Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier , Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë.

Panik dhe frikë tek qytetarët

Përjetimet nga tërmeti i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 vetë dhe u dëmtuan me qindra ndërtesa, shkaktoi mbrëmë frikë dhe panik tek qytetarët në Durrës dhe Tiranë. Në mënyrë masive ata dolën nga banesat e tyre në rrugë dhe sheshe të hapura. Trafiku i automjeteve u rëndua dhe bllokua nga vërshim i qytetarëve që me automjetet e tyre nxitonin të largoheshin. Dëmet e mëdha materiale që shkaktoi tërmeti katastrofik i 26 nëntorit kanë lënë me qindra banesa të rrënuara dhe qindra mijëra qytetarë pa strehë. Muajin e ardhshëm, më 17 shkurt, në Bruksel, nën drejtimin e Komisionit Europian, do të zhvillohet konferena e donatorëve për të asistuar Shqipërinë në rikuperimin e dëmeve materiale dhe strehimin në banesa të reja të familjeve të mbetura pa strehë. Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria kostoja e rindërtimit nga pasojat e tërmetit arrin në 1 miliardë euro.

SHKARKO APP