Shqipëria mbledh firmat në Këshillin e Evropës për UÇK-në, Rama: S’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare

Ish-krerët e UÇK-së po përballen këtë të hënë në Gjykatën e Hagës të akuzuar për krime lufte, por kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për mirë për rivendosjen e drejtësisë për luftën e drejtë të shqiptarëve për liri.

Shqipëria ka arritur që të mbledhë firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e propozuar në 2011 nga Dick Marty për luftën e UÇK-së, ku siç shkruan kreu i qeverisë, pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore.

”Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?