Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit, Ditmir Bushati: Punë disavjeçare e diplomacisë shqiptare
Shqipëria merr sot Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB që do ta mbajë për 30 ditë.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shkruan në Twitter se ky moment është dëshmi e gjallë e progresit në vend dhe fryt i një pune disavjeçare e diplomacisë shqiptare.
Statusi i Ditmir Bushatit:
Marrja e presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB, nga Shqipëria sot, është një shenjë e qartë e progresit dhe kontributit të vendit në multilateralizëm. Në të njëjtën kohë, një mirënjohje e merituar për punën e palodhur të Diplomacisë Shqiptare ndër vite.