Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shqipëria rimerr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Evropën, ku thuhet edhe se ministrja Olta Xhaçka do të mbajë nesër një deklaratë për mediat.

Nga 1 janari 2022 Shqipëria u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

SHKARKO APP