Shqipëria në BE? Ambasadori bullgar: Jemi pro zgjerimit, por me rëndësi është mbarimi i luftës
Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski thotë se shteti i tij po jep përkrahjen pa kushte dhe aktive në zgjerimin europian.
“Presidenti Ilir Meta sapo mbylli një vizitë zyrtare në Sofie ku presidenti bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e republikës së Shqipërisë, por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive. Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktiv të zgjerimit europian”.
Po për të me rëndësi në këto momente është thjesht përfundimi i luftës, sesa fokusi te zgjerimi i BE-së me anëtarësimin e Shqipërisë, apo edhe të Maqedonisë së Veriut. “Unë mendoj që BE tashmë po bën shumë, mendoj më me rëndësi aktualisht është përqendrimi i të gjithëve në përfundimin e luftës”.
KOHA JONË SONDAZH

