Shqipëria në BE, Merkel: Datën e bllokova unë
Në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Slloveni, veç se fjalimeve, nuk u arrit diçka konkrete për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ishte Gjermania ajo nuk pranoi një datë.
Kancelarja Angela Merkel e deklaron vetë se nuk mbështeti dhënien e një date të caktuar vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranimin e tyre në Bashkim. ”Unë nuk e përkraha caktimin e date për pranimin e tyre në BE”. Nga ana tjetër, Merkel tha se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është e lehtë, por sipas saj ka pasur përparim edhe pse modest.
”Procesi i Berlinit ka pasur një efekt vërtet pozitiv në rajon, e kjo duket kur shikoni gjashtë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për kapërcimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura”.