Shqipëria në listën e Biden, Yuri Kim përshëndet urdhrin ekzekutiv: Lufta kundër korrupsionit, thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur sot urdhrin ekzekutiv të firmosur nga presidenti Joe Biden i cili parashikon bllokim të pronës dhe ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa ka ndarë urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, i cili përfshin në të edhe Shqipërinë, ambasadorja Kim shkruan se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Urdhri parashikon bllokim pasurie në formë pronash dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Ky urdhër përfshin ish-vendet e Republikës Jugosllave dhe Shqipërinë. Sipas Biden gjatë dy dekadave të fundit ka pasur minim të marrëveshjeve, institucioneve, korrupsion brenda qeverive dhe institucioneve që kërcënon sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA.

SHKARKO APP