Shqipëria në pandemi, SHISH: Agjentë të huaj mblodhën informacione
Edhe pse në përgjatë vitit 2020 ishim në pandemi, Shërbimi Informativ i Shtetit ka analizuar situatën e sigurisë së vendit, duke nënvizuar se vendi ishte nën influencën e vendeve jo-mike.
“Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre. Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike”.
Agjenturat e huaja kanë përdorur edhe propagandën anti-covid. Referuar raportit nga SHISH, kjo u përdor për të ulur efektshmërinë e masava anti-covid dhe për të bërë vendin më vulnerabël. Kjo strategji po përdoret edhe me vaksinat.
“Në vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin. Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare”.