Shqipëria në zi kombëtare, në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri. Rama nxjerr foton
Kjo e hënë është shpallur ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave që ka shkaktuar tërmeti i një jave më parë në Turqi dhe Siri.
Sot, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet ulet në gjysmë shtizë, ndërsa pritet që qytetarët të ndezin qirinj për jetët e humbura në të dyja shtetet.
Kur njoftoi vendimin e qeverisë për ta shpallur këtë 13 shkurt Zi Kombëtare, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të solidarizohen “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”.
Mbi 34 mijë viktima janë konfirmuar deri më tani në Turqi dhe Siri. Çdo orë që kalon rrit numrin e jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues.