Shqipëria nën akull e borë, ARRSH: Ja si paraqitet situata në akset nacionale të vendit (FOTO)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion zytar, në lidhje me gjendjen e akseve nacionale në vend, pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës, në gjithë territorin e Republikës.
Kështu, veri, kalohen me zinxhirë rrugët nacional Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
Në rajonin qendror, kalohen me zinxhirë, akset Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
Ndërsa, në rajonin jugor, kalohen me zinxhirë akset Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
📌INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
🌤Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit 🌨
👉RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
👉RAJONIO QENDROR
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
👉RAJONI JUGOR
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
❄️Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.