Shqipëria nis sot mandatin në Këshillin e Sigurimit në OKB, uron ambasada Amerikane: Arritje e jashtëzakonshme

1 janari 2022 nisi mbarë për Shqipërinë, pasi shënon edhe fillimin e mandatit të vendit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ulet si anëtare e përkohshme.

Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë, dhe duke e cilësuar si historike dhe arritje të jashtëzakonshme, në deklaratë shprehet bindja se së bashku do të trajtohen sfidat me të cilat përballet sot bota.

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë”.

SHKARKO APP