Shqipëria një hap larg Këshillit të Sigurimit, Xhaçka voton në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po voton për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, mes tyre Shqipëria.
Votën e hodhi edhe Ministrja jonë e Jashtme Olta Xhaçka.
Vendi ynë është një hap larg, uljes në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një organizëm i rëndësishëm i vendimmarrjes për të gjithë botën.
Kjo është tentativa e dytë e Shqipërisë për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit, ndërsa shtetet po votojnë në mënyrë të fshehtë.
Në vitin 1995, Shqipëria nuk mundi të merrte një mandat 2-vjeçar, siç po përpiqet kësaj here.
Vendi ynë nuk ka rival në këtë garë, pasi është propozimi i vetëm i vendeve të Evropës Lindore.
Ndërkohë, nga vende të tjera të botës, pretendojnë që të ulen në KE janë Gaboni, Ganda, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Që Shqipëria të bëhet pjesë, i duhet 2/3 e votave të anëtarëve.