Shqipëria një “psikiatri” e madhe nga vrasjet

Nga: Redjon Shtylla

”Konflikt i çastit”, thotë Policia e Shtetit për vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin. Mbrëmë në Elbasan, një 20-vjeçar vrau një 33-vjeçar pas një sherri të çastit. Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes Madrid Ulqinakut dhe një 20-vjeçari. Mësohet se 20-vjeçari K.Sh e ka qëlluar Ulqinakun me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe. Ulqinaku nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Po mbrëmë edhe në Sarandë për një vend parkimi iku një jetë. 41-vjeçari Klodian Bakiaj u vra nga një kamarier 24 vjeçar nga Laçi, i cili i nguli thikën në zemër. Personi që mbeti i vdekur kishte parkuar makinën para restorantit ku punonte kamarieri laçian, por ka ndeshur në kundërshtimin e djaloshit të ri.

Një shoqëri që ka stres të shtuar dhe depresion, nuk i mendon veprimet. Shqipëria po kthehet në nje psikiatri të madhe. Jemi një psikiatri gjigande në të cilën nëse hyn i sëmurë është e vështirë për të dalë i shëruar. Dhe fajin e kemi të gjithë, që nga qeveria, partia, opozita, shkolla, dyqani, shoqëria civile, media, biznesi, drejtësia etj. Në 7 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë ndodhur në total 24 vrasje që kanë shkaktuar 27 viktima.

Qytetarët shprehen se u vjen keq për atë që po ndodh, ndërsa të tjerë ndihen edhe të pasigurt. Për ta përmirësimi i situatës vjen duke zbatuar ligjin dhe dënuar si duhet autorët e këtyre krimeve.

“Ne kemi keqardhje për ato që dëgjojmë, sidomos për shkodranët, për kushdo qoftë. Uroj që të bëhet një pajtim mes këtyre njerëzve dhe të munden të eliminojnë këto gjëra”, thotë një qytetar. “Janë bërë shumë të bezdisshëm, se mos kanë filluar sivjet”, thotë një tjetër.

Psikologët që dalin e flasin të lyer e përlyer në emisionet televizive, si të jenë yje showbizzi,duhet të punojnë në terren, pasi shoqëria është në një depresion. Pranimi për të shkuar te psikologu vijon që të jetë një tabu në një shoqëri ku etiketohesh si person i çmendur, kur në fakt të çmendurit jemi NE, që shënjojmë çdo shërbim si negativ dhe nuk pranojnë NDIHMË, por zgjedhin aktin final të ikjes nga kjo botë. Sa të çuditshëm që jemi, se jetojmë ende me fjalët “mos na sheh komshiu”. Në rrethe drama është edhe më ekstreme dhe mbytëse.

Kultura e munguar po shkakton viktima, se gjendja emocionale dhe ngarkesa psikologjike është e madhe, dhe ata vendosin zgjidhjen e vrasjes, por që të vrarë janë edhe atë që marrin jetë . Edhe pse me vonesë, kur kurrë nuk është vonë, qeveria duhet të ndërmarrë hapa konkret për shëndetin mendor të popullatës, se fajin e ka që në këto kohë krizash, ndihmën ekonomike e ka ZERO për popullin. Mënyrat e zgjidhjes i dinë ata, ne risjellim në fokus problematikën, që është një masakër e heshtur që merr jetë njerëzish, çdo ditë, dhe në heshtjen e të gjithëve NE.

Vrasja është muzika që shoqëron jetët tona, POR duhet të NDRYSHOJË, duhet të dëgjojmë muzikën e JETËS që ecën përpara.

SHKARKO APP