Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, Meta: Vendi ynë do ta përmbushë me përgjegjësi këtë mision

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen si anëtare të përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e sigurimit në OKB. Sipas Kreut të Shtetit, Shqipëria do ta përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”.

Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Bashkuar, pasi u votua për të marrë një nga 5 vendet e përkohshme në këtë këshill, me një mandat dyvjeçar. Shqiperia u mbështet nga 175 vende anëtare nga 190 që morën pjesë në votim.

SHKARKO APP