“Shqipëria po bie në kurthin serb”
Konfliktin Serbi-Kosovë nuk mund ta zgjidhë askush vec këtyre dy shteteve. Kështu shprehet shefi për politikën e jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Collaku duke përshëndetur angazhimin e ministrisë së Jashtme, italiane në nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit. Sipas Çollakut, Shqipëria nuk duhet të bjerë në kurthin serb.
“Përshëndes angazhimin e ministrisë së Jashtme italiane në nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit. Italia ka një rol aktiv dhe përherë pozitiv në këtë drejtim. Por mendoj takimi i sotëm në Romë midis Shqipërisë e Serbisë ka një element që duhet qartësuar dhe këtë qartësim i takon ta bëjë pala shqiptare. Në Ballkan ka një konflikt të madh. Ai është konflikti Serbi-Kosovë. Asnjë vend tjetër në Ballkan nuk mund të bëhet zëdhënës i këtij konflikti. U takon shtetit serb dhe atij të Kosovës të zgjidhin këtë konflikt. Për këtë qëllim ka angazhim maksimal nga Brukseli dhe Washingtoni.
Ka qenë prej kohësh investim i diplomacisë serbe që konfliktin Serbi-Kosovë ta shesë si konflikt mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe jo si konflikt ndershteteror. Synimi është i qartë, përmes kësaj manovre injorohet Kosova shtet i pavarur dhe hapet loja e territoreve. Te dyja i interesojne Serbise.
Shqiperia nuk duhet të bjerë në këtë kurth. Shqipërise i takon ta denoncoje kete kurth para miqve evropiane. Lenia ne hije e bisedimeve Serbi -Kosove dhe perqendrimi ne bisedme Shqiperi -Serbi, eshte nje manover qe shkon ne favor te Serbise dhe kenaq vetëm maninë për protagonizem te qeverise Shqiptare. Kjo është naive, kjo është e dëmshme dhe mund të rrezultojë e rrezikshme !!!!”.