Shqipëria pret liderët e BE-së dhe Ballkanit, Berisha: Shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup nga ”Open Balkan”

Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor ku do të jenë të pranishëm liderët e Europës dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se është një moment ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit.

Po ashtu përmes një postimi në facebook, Berisha thekson edhe se shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të ”Open Balkan”.

”Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”.

Postimi i plotë

PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri.

SHKARKO APP