Shqipëria qendër strehimi refugjatësh, Xhaçka: E turpshme sajesa e një lajmi të rremë nga media angleze
Të turpshme e quan lajmin e medias “The Sun” se Shqipëria do të bëhet një qendër strehimi refugjatësh, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, Xhaçka thotë se vendi ynë nuk ka pasur ndonjëherë bisedime të tilla. Si Endri Fuga, dhe Xhaçka thotë se Shqipëria do të strehojë vetëm 4 mijë refugjatët afganë.
Ndër të tjera ajo bën të ditur se ka komunikuar me përfaqësinë diplomatike në Angli për të kërkuar përgënjeshtrimin e menjëhershëm të lajmit që sipas saj është i rremë.
Reagimi i plotë
Absolutisht i gënjeshter lajmi se në Shqiperi mund te ngrihet nje qender per strehimin e azilanteve nga vende te treta. As ka e as ka pasur ndonjehere bisedime per nje ide te tille. E turpshme sajesa e një lajmi të rreme si ky nga mediat angleze.
Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër ku vende ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantet e tyre.
Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rreme.
So embarrassing the fake news spreading in the British media about an "offshore hub in the Balkans" namely in Albania to "detain migrants crossing Channel from France". https://t.co/AapHxwhiNw
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) October 3, 2021