Shqipëria renditet 4 vende poshtë Vietmanit për shtetin ligjor, Berisha: Dëshmi se në vend të gjitha pushtetet i ka në dorë PS-ja

Për raportin e “Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor”, ku Shqipëria renditet në vendin e 87-të, një vend më poshtë se Gambia, kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se vendi ynë renditet katër vende poshtë Vietmanit dhe pse atje është diktaturë komuniste dhe qeveris vetëm një parti.

Nga ana tjetër, Berisha thotë edhe se kjo është dëshmi se dhe në Shqipëri të gjitha pushtetet i ka në dorë Partia Socialiste. Po ashtu Berisha thekson se revolucioni demokratik është vendimtar, teksa akuzon qeverinë se ka blerë e plaçkitur votat me patronazhistët.

Sipas kreut të selisë blu, në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike, por kemi të bëjmë me sundim njëpartiak të bazuar në drogën dhe krimin.

SHKARKO APP