Shqipëria shënoi vdekjen e pestë nga COVID-19, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Në Shqipëri ndërroi jetë një tjetër person i prekur nga koronavirusi, një 61 vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese. Edhe një 43 vjeçar nga Kavaja mbahej prej disa ditësh nën terapi intensive në Spitalin Infektiv, por ndërroi mëngjesin e sotëm pas rëndimit të gjendjes.

Autoritetet shëndetësore shtuan në njoftimin për këtë rast se “43-vjeçari nga Kavaja, përveç obezitetit, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”.

Shkoi kështu në 5 numri i viktimave, pas një gruaje 73 vjeçare nga Durrësi, një 65 vjeçari nga Fieri. dhe një tjetër rast nga Kuçova.

Mbrëmjen e kaluar humbi jetën një 71 vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. I sëmuri, “vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. I trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial”, shpjegoi ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës “71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hypertension”.

Më herët gjatë ditës, autoritetet shëndetësore njoftuan numrin më të madh të personave të prekur nga COVID-19 si dhe numrin më të madh të pacientëve të shtruar në 24 orë. Nga 33 teste të reja u zbuluan 13 raste të reja, ku për herë të parë shtohet në hartën e sëmundjes edhe Korça me 3 qytetarë të prekur. Po ashtu në Tiranë u shtuan edhe 8 qytetarë, në Kavajë 1 dhe në Durrës 1. Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 43 persona, nga të cilët 9 u shtruan 24 orët e fundit, ndërsa 3 pacientët e parë e lanë spitalin. 4 prej të shtruarve janë nën terapi intensive, në gjendje mesatarisht të rëndë, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme. Mosha mesatare e pacientëve të shtruar është 54 vjeç.

Deri tani janë testuar gjithsej 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 89 raste me COVID-19.

Ajo shtoi se 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra, ndërsa mosha mesatare e pacientëve me COVID-19 është 48 vjeç. Tirana është më e prekura me 63 qytetarë, Fierni me 8, Durrësi me 6 qytetarë, Kavaja e Korça me nga 3, Lushnja, Rrogozhina dhe Elbasani me nga 2 qytetarë secila.

SHKARKO APP