”Shqipëria si Kolumbia e Europës”, Ilir Meta pas protestës: Policia në shërbim të drog*s dhe krim*t

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria.

Gjatë një konference për mediat pas protestës që u mbajt para Parlamentit, ai ka shtuar se policia është bërë palë duke u vënë në shërbim të drogës e krimit, ndërsa shtoi se në protestë u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve.

“U rrëzua sot kërkesa për debat. Edi Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për krimin. Policia në shërbim të drogës e krimit. Përdori lëndë kimike ndaj protestuesve. Vetë Rama takon në zyrë e mbështet narkotrafikantët. Shqipëria konsiderohet si Kolumbi a e Europës”, tha ai.

SHKARKO APP